Eurodeputeti holandez e quan të turpshme dhe të papërgjegjshme mosliberalizimin e vizave

Eurodeputeti holandez e quan të turpshme dhe të papërgjegjshme mosliberalizimin e vizave

Eurodeputeti holandez nga partia laburiste, Thijs Reuten, ndërlidhjen me sistemin ETIAS për liberalizimin e vizave të Kosovës e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje.

Kështu është shprehur Reuten përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“E turpshme, marre dhe e papërgjegjshme. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, ka thënë ai.

Related Articles