“Shtatë palestra të xhudos do të ndërtohen në Kosovë”

“Shtatë palestra të xhudos do të ndërtohen në Kosovë”

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për programin e xhudos që është miratuar nga qeveria.

“Në mbledhjen e saj të 99-të qeveria e miratoi vendimin për programin Kosova shtet i xhudos që është një kornizë strategjike e veprimit për pesë vjetët e ardhshme në vlerë prej 12 milionë eurosh”, ka thënë Çeku në foltoren e Kuvendit.

“Programi Kosova shtet i xhudos u shërben qëllimeve strategjike të institucioneve shtetërore të Kosovës, pra është përtej sportit. Duke e zhvilluar tutje sportin e xhudos, synon të ndikojë në mirëqenie të rritur shoqërore në shëndet publik dhe në promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovë”.

Çeku i ka përmendur sërish pikat e këtij programi, si dhe ka folur për rezultatet konkrete që i synojnë.

“Çka konkretisht përmban programi shteti i xhudos janë gjashtë pika: infrastruktura e përmirësuar fizike, fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, masivizimi i sportit të xhudos, mbështetje për trajnerët dhe sportistet elitare, organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës”.

“Rezultate konkrete të synuara në kuadër të infrastrukturës janë zgjerimi i qendrës nacionale të xhudos në Pejë dhe ndërtimi i shtatë doxhove ose i palestrave të xhudos në shtatë qendrat kryesore urbane të vendit tonë.

Related Articles