Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 86 vota për e miratuan marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në programin e BE-së “Fiskalis” për bashkëpunim në fushën e tatimit.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kjo marrëveshje është e rëndësishme për zhvillimin e rrjetave dhe fuqizimin e teknologjisë informative, funksionimin e sistemeve të administratave tatimore duke siguruar zbatim të drejt të marrëveshjes për stabilizim asocim.
Bislimi tha se marrëveshja ka kosto prej 91 mijë euro shpenzime
Marrëveshjen e përkrahën edhe partitë opozitare.