Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi është takuar me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafi ka shkruar se zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit.
Postimi i tij i plotë:
Zgjidhja e çështjes së Luginës së Preshevës është në tavolinën e Uashingtonit
Miqësia me SHBA është e përhershme dhe e përjetshme.
Lugina e Preshevës është në fokus u nënvizua në takim me të deleguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, njëkohësisht zëvëndës-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit.