Pefqeli para ndeshjes me Ferizajin: Duam të rikthehemi te fitoret

Pefqeli para ndeshjes me Ferizajin: Duam të rikthehemi te fitoret

FC Prishtina vazhdon të shtunën (nesër) më 15 tetor me ndeshje kampionale me ç’rast takohet me FC Ferizajn në kuadër të xhiros së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Takimi FC Prishtina – FC Ferizaj zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi “bardhekaltër” dhe Ferizaj kanë barazuar (0:0) në takimin e parë të zhvilluar në këtë kampionat në stadiumin e ferizajasve.

Skuadra jonë kërkon pikët maksimale në ndeshjen e nesërme. Kështu të paktën shprehet para ndeshjes mesfushori Mërgim Pefqeli për faqen zyrtare të Prishtinës.

Motivi – Jemi shumë të motivuar që t’u rikthehemi fitoreve. Kjo do të jetë një ndeshje e komplikuar për shkak të situatës tonë në tabelë, por ne do ta japim më të mirën në fushën e gjelbër në mënyrë që të arrijmë pikët e plota. Presim që edhe në këtë ndeshje të përkrahemi nga tifozët sikurse në ndeshjet e kaluara dhe shpresojmë fuqishëm se kësaj radhe do të festojmë së bashku me ta pikët e plota.

Skuadra qëndron e bashkuar – Përkundër humbjes në ndeshjen e fundit, skuadra e ka gjetur forcën për të qëndruar e vazhduar e bashkuar. Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe besoj se një gjë e tillë do të reflektojë edhe në fushë për të arritur fitore.

Related Articles