Arbër Hoxha mori lëvdata nga trajneri Zekic, pasi shënoi dy gola në fitoren e Slaven Belupos

Arbër Hoxha mori lëvdata nga trajneri Zekic, pasi shënoi dy gola në fitoren e Slaven Belupos

Arbër Hoxha po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit kroat.

Skuadra ku aktivizohet kosovar, Slaven Belupo, shënoi fitore në udhëtim te Sibeniku të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në HNL.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:2, teksa të dy golat u shënuan nga Hoxha.

24-vjeçari shënoi në minutat 71 dhe 89. Ai tani numëron 4 gola dhe një asistim këtë sezon.

Arbër Hoxha mori lëvdata nga trajneri, Zoran Zekic, pas ndeshjes.

“Futbolli luhet për gola. Shpesh e kritikoja se duhej të ishte më efikas, se duhej të ishte më specifik. Falë Zotit ai filloi ta bëjë këtë kohët e fundit. Nëse vazhdon kështu, do të jetë vërtet një forcë e madhe. Ai luan mirë në fazën e mbrojtjes”, tha trajneri i skuadrës kroate.

Slaven Belupo renditet në pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë.

Hoxha iu bashkua skuadrës nga Koprivnica në shkurt të këtij viti, teksa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026. 

Related Articles