E kërcënoi me vrasje dhe e rrahi kosovaren shtatzënë, ajo: Jemi martuar, s’dua të flas për të shkuarën

E kërcënoi me vrasje dhe e rrahi kosovaren shtatzënë, ajo: Jemi martuar, s’dua të flas për të shkuarën

“Jemi pajtuar, nuk dua të flas më për të shkuarën dhe refuzoj të dëshmoj. Madje, ne jemi martuar”

Një i ri nga Maqedonia e Veriut ka dashur t’i marrë jetën të dashurës dhe fëmijës së tij të palindur me pesë plumba nga arma e zjarrit, transmeton albinfo.at. Më pas ndodhi befasia e madhe në procesin gjyqësor që u zhvillua në Eisenstadt, republika Burgerland, Austri.

Partneri i saj e kishte ofenduar dhe goditur. Përveç kësaj, ai akuzohej se e ka kërcënuar me vdekje. Kështu ka deklaruar 22-vjeçarja (në muajt e fundit të shtatzënisë) e frikësuar dhe e tmeruar nga Kosova në denoncimin e saj në policinë e Burgenlandit jugor.

Për këtë arsye prokuroria publike kishte akuzuar 28-vjeçarin për kërcënim të rrezikshëm.

Por, kur u mor në pyetje 22-vjeçarja erdhi surpriza e madhe: “Jemi pajtuar, nuk dua të flas më për të shkuarën dhe refuzoj të dëshmoj, shkruan krone.at Madje, ne jemi martuar”.

Në këtë mënyrë, për shkak se deklaratat e viktimës në polici nuk mund të përdoreshin më, i akuzuari u desh të lirohej.

Related Articles