Vdes tragjikisht një grua në Komoran

Vdes tragjikisht një grua në Komoran
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:20 në Komoran tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku kanë thënë se një këmbësore aty është goditur nga vetura, shkruan lajmi.net.

Për pasojë, viktima ka ndërruar jetë.

“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Related Articles