Milot Rashica ka lënë gjurmën e parë me fanellën e Galatasaray-t.
Ylli kosovar asistoi te goli i parë i skuadrës nga Stambolli në ndeshjen që ata e humbën në udhëtim te Kayserispor me rezultat 2:1.
Reprezentuesi kosovar nuk ishte titullar në këtë ndeshje, teksa u inkuadrua që në fillim të pjesës së dytë.
Rashica bëri një ndeshje pozitive, por ekipi i tij nuk arriti ta evitojë humbjen në këtë takim.
Kjo ishte paraqitja e tretë e Rashicës, që prej se u transferua te Galatasaray nga Norëich City.
Me këtë humbje, Galatasaray mbetet në vendin e gjashtë me 17 pikë, katër më pak se lideri Adana Demirspor.