Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është tallur me pronarët e villave që u sekuestruan para disa ditësh, në Brezovicë.
Ai ka pyetur se a dihen emrat e pronarëve të këtyre villave.
Mefi gjithashtu ka shtuar se po të ishte ndonjëri nga familjarët e tij pronar i ndonjë ville, ajo do bëhej kryelajm.
“Diçka jeni “shukat” për pronarët e këtyre vilave” ka shkruar Bajqinovci në facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
A po dihen vilat e kujt janë sekuestruar në Brezovicë dhe pse nuk po i shoh emrat e pronarëve?
Vëllaun tim nga Kanada e patën punësuar në KEK. Po të ishte ndonjë vilë e sekuestruar e ndonjë familjari, ballinat do të ishin të mbushura me lajme të tilla. Diçka jeni “shukat” për pronarët e këtyre vilave.
Ma gjallë ma gjallë