Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën brenda këtij viti, pavarësisht “kushtit” të ri të propozuar nga Franca fundjavën e kaluar.
Sveçla, tha se jo vetëm Franca, por të gjitha shtetet e tjera kanë një qëndrim pozitiv për këtë çështje dhe për këtë, sipas tij, takimet do të vijojnë së shpejti.
“Unë besoj se shumicën e gjërave me pushtetin e Francës, me autoritetet franceze i kemi sqaruar. Të gjitha argumentet që unë i kam përdorur, kanë qenë të pranueshme nga ata. Tashmë është çështje teknike, këto procedurat, të cilat po kërkohen dhe për të cilat unë besoj se do të kemi argumente që të mos ketë vonesa në ofrimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në zonën Shengen”.
“Unë jam optimist, se jo vetëm Franca, por edhe të gjitha shtetet e BE-së kanë qëndrim pozitiv në raport me këtë çështje. Besoj se ditëve në vazhdim, ku do të kemi takime, unë do të jem edhe në Pragë, do të sqarohen këto gjëra”, tha Sveçla në një intervistë për A2 CNN.
Sa i përket propozimit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi, Sveçla tha se Evropa në këtë moment duhet të jetë më e vendosur.
Svelça foli edhe për situatën në veri, kur pritet arritja e një marrëveshjeje për çështjen e targave deri më 31 tetor, me shpresën se s’do të ketë asnjë përshkallëzim të situatës, për gjuhën kërcënuese të Aleksandar Vuçiqit apo edhe fjalimin e Ramës në Strasburg dhe për marrëdhënien Rama-Kurti.