Mbrojtësi i krahut, Besnik Krasniqi dhe mesfushori Hamdi Namani janë dy mungesat e Dritës kundër Prishtinës në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Dyshja e tre herë kampionëve të Kosovës nuk do mund të aktivizohen për shkak të kartonave.
“Nesër do të kemi dy mungesa. Përveç Besnik Krasniqit, mungon edhe Hamdi Namani. Të dytë për shkak të kartonave”, ka thënë në konferencë për media, Ardian Nuhiu.
Drita dhe Prishtina do të përballen të mërkurën në Gjilan me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik.