Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një vajzë e mitur ka denoncuar babanë e saj për ngacmim seksual.
Siç raporton portali Sinjali, e mitura ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, të cilat ka deklaruar se ia shkaktoi babai i saj.
Pas kësaj, ajo ka denoncuar babanë për dhunë në familje, ku ndër të tjera ka deklaruar se ai përpos që e rrah, që disa muaj e ka ngacmuar disa herë edhe seksualisht.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e tij.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Ngacmim seksual’.