Petkoviq e kërkon Asociacionin: Pas deklaratës së Osmanit ”jemi të gatshëm ta intensifikojmë dialogun”

Petkoviq e kërkon Asociacionin: Pas deklaratës së Osmanit ”jemi të gatshëm ta intensifikojmë dialogun”

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka mirëpritur deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që “do të angazhohen që ta intensifikojnë dialogun me Serbinë”.

Por tash Petkoviqi kërkon që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe – diçka që institucionet kosovare e refuzojnë.

E rritja e dinamikës së dialogut Kosovë-Serbi ka qenë kërkesë direkte e Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Ai sot e ka vizituar Kosovën ku pos me Osmanin  u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti ku përmbajtja e bisedës ishte po e njëjta.

Nga mesazhi që sot e mori Osmani dhe Kurtt është shprehur i kënaqur.

“Ne ishim të kënaqur që morëm mesazhin nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani se Prishtina është e gatshme të intensifikojë dialogun. Se sa konstruktive ishte Prishtina në këtë ilustrohet më së miri nga fakti se ajo refuzoi formimin e Asociacionit për 3470 ditë. Filloni të intensifikoheni nga atje. Jepni rezultate në vend të gjuhës së urrejtjes!” Petkoviq ka shkruar në Twitter.

Related Articles