Ndërron jetë i riu në Tiranë pasi u kap nga policia

Ndërron jetë i riu në Tiranë pasi u kap nga policia

Policia e Shtetit, përmes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bën me dije se një person ka ndërruar jetën mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë ndërsa po shoqërohej në ambientet e komisariatit.

Sipas njoftimit, shtetasi Laer Kurti, 32 vjeç, u largua me shpejtësi kur pa patrullën dhe në momentet e shoqërimit në komisariat shfaqi probleme shëndetësore. Ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës ku ndërroi dhe jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton, se nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles