Viti: Humb jetën fëmija 2 vjeçar, goditet nga traktori

Viti: Humb jetën fëmija 2 vjeçar, goditet nga traktori

Një rast i rëndë ka ndodhur në Viti.

Një fëmijë 2 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga traktori, shkruan Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Viti 19.10.2022 – 20:12. ”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”. /Gazeta Enigma/

Related Articles