Antonio Conte vazhdon të shtyjë negociatat për një kontratë të re me Tottenhamin dhe kjo është një shenjë se ai dëshiron të largohet.
Të njëjtën gjë bëri eksperti italian te Juventusi dhe Interi, e tani po ndodh edhe në klubin e tij aktual, me të cilin të mërkurën humbi ndaj Manchester United 2-0.
Daily Mail shkruan se është një model tipik i sjelljes së Contes, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të japë gjithçka për Tottenhamin deri në verën e ardhshme kur i skadon kontrata.
Conte dëshiron të jetë në klube të mëdha dhe nëse nuk mund t’i gjejë ato jashtë vendit, ai do të kthehet në shtëpi në Itali ku Juventus e pret krahëhapur.
Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved e adhuron Conten, me të cilin ka luajtur në atë klub.
Juventusi nuk ka qenë në një situatë kaq të keqe për një kohë të gjatë dhe, megjithëse presidenti Andrea Agnelli është një tifoz i madh i Allegrit, nuk do të jetë e vështirë të ta bindë atë të marrë Conten, i cili është i vetmi që mund të shpëtojë gjigantin italian.
Kur u largua nga Juventusi, Conte nuk mbeti në marrëdhëniet më të mira me Agnelli, por Daily Mail pretendon se ata do t’i rregullonin gjërat lehtësisht nëse Conte do të dëshironte të kthehej në Torino.
Ai drejtoi Juventusin nga viti 2011 deri në 2014 dhe fitoi tre tituj radhazi.