Të shtunën dhe të dielën do të mbahet në Prishtinë, Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë këtij forumi do të nderohen me Medaljen Presidenciale të Meritave gratë ukrainase.
Ajo ka thënë se në forum do të ketë edhe përfaqësues nga Ukraina dhe atyre do të ju ndahet medalja, shkruan Demokracia.com.
Por përderisa gratë ukrainase po i dekoron me medalje, ajo i ka injoruar tërësisht dy deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadriaj dhe Shqipe Selimi, të cilat kanë qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ato madje nuk janë përfshirë as në ndonjërin prej paneleve të Forumit.
Më tej Osmani se për dy ditë në Prishtinë do të organizohen 16 panele me 400 pjesëmarrës.