Serbi: Për 21 ditë, 45 mijë shqiptarë të regjistruar

Serbi: Për 21 ditë, 45 mijë shqiptarë të regjistruar

45 mijë shqiptarë janë regjistruar deri më tani në Serbi, që nga 1 tetori prej kur ka filluar regjistrimi atje.

Përfaqësues të tyre në shtetin serb thonë se numri i shqiptarëve që po regjistrohen vetëm se po shkon duke u rritur.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar se procesi në këtë komunë po shkon sipas rregullave, por që sipas tij, një praktikë e njëjtë nuk po ndiqet edhe në Medvegjë.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare që të mos hezitojnë për t’u regjistruar.

Për 21 ditë, që kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në Serbi, 45 mijë shqiptarë janë regjistruar në këtë shtet.

Përfaqësues të komunitetit shqiptarë thonë se numri i atyre që po regjistrohen vetëm se po shkon duke u rritur.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se procesi i regjistrimit në Preshevë ka shkuar sipas rregullave derisa praktikë e njëjtë sipas tij, nuk është ndjekur edhe në Medvegjë.

Tutje Arifi ka thënë se edhe me rritjen e numrit të shqiptarëve të regjistruar në Bujanoc, Presheve e Medvegjë, nuk beson se Serbia do ta ndalë politikën e saj për trajtim të pabarabartë të tyre.

Ndërkaq, e para e shtetit, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi që të mos hezitojnë për t’u regjistruar.

Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, mëherët kishin bojkotuar regjistrimin e popullsisë, pasi kishin thënë se kërkesat e tyre nuk janë dëgjuar nga shteti serb.

Ndërkaq, deputeti nga Lugina Preshevës në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur kërkesat e shqiptarëve të Luginës, derisa ka kërkuar trajtim të barabartë për ta.

VIDEO:

Related Articles