Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka arritur që të ikë nga Stacioni i Policisë në Suharekë pasi të njëjtit i është shqiptuar masa e dënimit me burg.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit, ndërkohë rasti është duke u hetuar.
Njoftimi:
ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA
Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor. Rasti është duke u hetuar.