Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka folur për ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright.
“Ajo ishte e përkushtuar ndaj rajonit tonë që gjitha etnitë dhe fetë të jetonin në paqe dhe siguri. Kjo flet për përkushtimin e saj ndaj rajonit për gjithë njerëzit të të gjitha etnive dhe feve që mund të jetonin në paqe e siguri. Gjithashtu, edhe për gatishmërinë e saj për t’u përballur me agresionin, pasi ishte tejet e palëkundur në parimet e saj”, tha Hovenier.
Ndërsa Ann Lind nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, tha se ndikimi i Albright ka qenë përtej ShBA-së.
Sipas saj nëse gratë do të ishin gjithmonë në tavolinën ku bëhen marrëveshjet, ato do të qëndronin më gjatë.
“Albright gjatë gjithë jetës së saj kishte dashur t’i rregullonte gjërat. Ajo ka qenë dhe ka bërë një ndryshim përtej ShBA-së…Nëse gratë kur janë në tavolinën ku bëhen marrëveshjet të paqes, ato do të qëndrojnë më gjatë. S’ka dyshim për këtë, kjo është fakt dhe pikë…Albright ka mbështetur pavarësinë e Kosovës, kjo ka qenë pjesë e politikës së jashtme suedeze për kohë të gjatë, por me duhet të shtyjmë ende përpara demokracinë dhe lirinë dhe të drejtat e barabarta”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Monica McWilliams, ish-negociatore për paqe, tha se ka mësuar shumë nga ish sekretarja amerikane e shtetit.
“Si ndërtuese e paqes kam pasur dyshime për intervenimin ushtarak por më pastaj kam kuptuar nevojën e tyre për parandalimin e krizave humanitare, si në Kosovë…ajo çka iu them juve grave të Kosovës është se paqja bënë dallimin. Porosia tjetër që më ka lënë Albright është se është e vështirë të arrihet një marrëveshje, andaj mos e shkelni atë”, theksoi ajo.