Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin e vendit, Albin Kurti për dialogun me Serbinë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se veprimet e Kurtit përbëjnë tradhti ndaj Kosovës.
Sipas Berishës, Kurti ka vendosur të nënshkruaj gjithçka çka atij i servohet nga të tjerët.
“Mendoj se si opozitë, në veçanti ne si PDK, duhet të insistojmë të dimë nga Kurti se çfarë do të bëj me Asociacionin dhe a do të ketë njohje nga Serbia?!”, ka thënë Berisha.
Sipas Berishës, një Asociacion me modelin e “Republika Srbska” do të shfaqte rrezikun e luftës në Kosovë.
““Zajednica” alias “Republika Srbska” si entitet ligjor me kompetenca ekzekutive, si propozim, në Kosovë nuk guxon të kaloj, ngase kjo do të përbënte një “casus beli” për luftë!”, ka thënë tutje Berisha.
“Sot, është një sekret publik që dihet, se Hashim Thaçi pikërisht për shkak që nuk i pranoi këto marrëveshje të dëmshme, është i akuzuar në Hage”, ka thënë tutje ai.
Madje sipas deputetit të PDK-së, çdo e keqe për Kosovën do të largohej nëse Kurti do të ikte nga pozita e kryeministrit.