Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur sot në takim emisarin special të Bashimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Mirsolav Lajçak, i cili në më pak se 10 ditë ka ardhur dy herë në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka falënderuar Lajçakun për angazhimin e tij në rrugën drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.
Tutje bëhet e ditur se mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit.