Kina ka zbarkuar me sukses një anije kozmike në Mars, ka njoftuar media shtetërore.
Roboti zbarkoi zyrtarisht në 07:18 të Shtunën, me kohën e Pekinit sipas mediave shtetërore.
U deshën 17 minuta për të shpalosur panelet diellore dhe për të dërguar një sinjal prapa në planetin tokë.
Automjeti përdori një kombinim të një kapsule mbrojtëse, një parashute dhe një platforme rakete për të bërë zbritjen.
Prekja e suksesshme është një arritje e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh natyrën e vështirë të detyrës.
Vetëm amerikanët e kanë arritur zbarkimin në Mars deri më tani. Të gjitha vendet e tjera që kanë provuar ose janë rrëzuar ose kanë humbur kontaktet shpejt pasi kanë dalë në sipërfaqe.
Presidenti kinez Xi Jinping e përgëzoi ekipin e misionit për “arritjen e jashtëzakonshme” në një mesazh të veçantë.
“Ju ishit mjaft të guximshëm për sfidën, ndoqët përsosmërinë dhe vendosët vendin tonë në radhët e përparuara të eksplorimit planetar,” tha ai.
Thomas Zurbuchen, kreu i shkencës në agjencinë hapësinore të SHBA (Nasa), ishte i shpejtë dhe uroj shtetin Kinez.
“Së bashku me komunitetin global të shkencës, unë pres kontributet e rëndësishme që ky mision do të bëjë në kuptim të njohjës së planetit të kuq”. transmeton BBC, përcjell Gazeta Enigma.