Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti e ka ngacmuar një të mitur.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.