Musliu për strategjinë e sigurisë të prezantuar nga Kurti: Si analiza pa sintezë, e mangët dhe e dobët

Musliu për strategjinë e sigurisë të prezantuar nga Kurti: Si analiza pa sintezë, e mangët dhe e dobët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se Strategjia e Sigurisë së Kosovës e prezantuar sot nga, kryeministri Kurti, është e mangët dhe e dobët.

“Strategjia e sigurisë së Kosovës nuk paraqet në mënyrë të qartë vizionin dhe kultivimin e sigurisë dhe paqes së vendit. Kjo para se të jetë strategjisë, është analizë pa sintezë, analiza pa sintezën e saj është e mangët, e dobët dhe jo efektive”, thotë Musliu.

Sipas Musliut, kjo strategji nuk ka në plan anëtarësimin në NATO pasi siç thotë ajo, nuk përmendet afati kur Kosova do të aplikojë për anëtarësim

“Kjo strategji nuk përmend afatin apo kohën që Kosova do të aplikojë për anëtarësim apo programin për partneritetin për paqe”, thotë Musliu.

“Një rol të veçantë në këtë strategji, do të duhej ta kishte edhe mërgata por kjo nuk parasheh asgjë për mërgatëm përveç fjalëve boshe”, tha Musliu.

Related Articles