Vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, Gresa duke uruar nënën e saj për ditëlindje, ka publikuar edhe urimin e babait që gjendet në Hagë.
““Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje.
Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.
Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy!
Jakup Krasniqi, 15 Maj, 2021”, ka shkruar Gresa në postimin në rrjetin social ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
‘Urime ditëlindjen Nanë❤️
Çdo ditëlindje tjetër e festofsh pranë babit, uroj te jetë ky një vit i bukur per ju të dy!
“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje.
Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.
Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! “
Jakup Krasniqi
15 Maj, 2021”