Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar falje profesorit Bekim Baliqi pasi sot ia ka ndërprerë fjalën në Fakultetin Filozofik.
“Por, edhe unë isha brenda temës: promovimi i librit “Nacionalizmi” i Enis Sulstarovës, të cilin nuk e di se a e kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto”.
“Studentëve e të pranishmëve të tjerë u thashë kushdo që donë të merret me politikë, por edhe kushdo që nuk donë të merret me politikë, për shkak të historisë apo për hir të ardhmërisë, duhet ta dëgjojë e lexojë profesorin e sociologjisë Enis Sulstarova”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Kurti më tej tha se profesori e vazhdoi fjalimin për librin e ai udhëtimin për Klinë e Istog.