Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në Bishqethem të Lushnjes.
Klan News raporton se drejtuesi i motorit i ka rënë ndesh nga pas mjetit bujqësor zetor. Si pasojë e aksidentit të rëndë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Q. Shala rreth 60 vjeç.
J.Pina, drejtuesi i mjetit bujqësor rreth 60 vjeç është ndaluar nga policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit.