Rreshterit të Policisë së Kosovës i digjet vetura në Leposaviq, japin detaje nga policia

Rreshterit të Policisë së Kosovës i digjet vetura në Leposaviq, japin detaje nga policia

Rreshterit që iu dogj vetura sot në Leposaviq ishte sulmuar para disa ditësh

Një rreshteri të Policisë së Kosovës i nacionalitet serb në Leposaviq iu është djegur vetura e tij me targa KM në mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Enigma

Ndaj të njëjtit kishte ndodhur edhe një sulm para disa ditëve. M2 22 tetor të këtij viti derisa ishte jashtë detyrës zyrtare, rreshteri ishte sulmuar edhe para disa ditëve në fshatin Dren të Leposaviqit gjatë një manifestimi.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti ka treguar për Gazetën Enigma, se

“Nuk ka detaje përveç se konfirmohet që iu është djeg vetura, rasti është regjistru si zjarrdhënie, ndërsa pjesën tjetër procuderale, hetuesit bashkë me prokurorinë i kryn në vazhdim. Momentalisht motive dhe të dyshuar nuk kemi”, ka thënë Hoti për Gazetën Enigma.

Related Articles