Potoku: Nder dhe krenari ta përfaqësosh Kosovën në Ligën e Konferencës

Potoku: Nder dhe krenari ta përfaqësosh Kosovën në Ligën e Konferencës

Klubi Futbollstik “Ballkani” e ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Slavia Pragës.

Në konferencën e sotme për shtyp janë paraqitur trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Arbër Potoku. 

Potoku në prag të kësaj ndeshje ka komentuar përvojën në këtë kompeticion.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme arritja në grupet e Ligës së Konferencës, është përvojë e jashtëzakonshme, krenari dhe nder ta përfaqësosh Kosovën në këtë garë”, tha Potoku.

/Gazeta Enigma/

Related Articles