Daja i Ballkanit zbulon arsyen e shtyrjes së ndeshjes ndaj Prishtinës

Daja i Ballkanit zbulon arsyen e shtyrjes së ndeshjes ndaj Prishtinës

Klubi Futbollstik “Ballkani” e ka mbajtur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Slavia Pragës.

Në konferencën e sotme për shtyp janë paraqitur trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Arbër Potoku.

Ilir Daja ka folur edhe për arsyen e shtyrjes së ndeshjes ndaj Prishtinës që ishte paraparë të luhej në fundjavë.

“Ndeshjen e fundit luajtëm në Klinë ndaj Dukagjinit, qëndruam një ditë pushim dhe erdhëm në Prishtinë. Dhe në këtë periudhë, i kemi bërë krenarë të gjithë, si tifozët e Prishtinës, Llapit e të gjithë. I falënderoj edhe mediat për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk e kemi kërkuar shtyerjen e ndeshjes ndaj Prishtinës shkaku i rezultatit. Ndeshja është shtyrë shkaku që mos t’i qojmë futbollistët drejt lëndimeve, kjo është arsyeja e vetme”, deklaroi Daja.

/Gazeta Enigma/

Related Articles