Ndalohen personat që falsifikuan dokumente në Graçanicë

Ndalohen personat që falsifikuan dokumente në Graçanicë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi si dhe të pandehurës I.D.L edhe për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumentit.

“Prishtinë, 26 tetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë –Dega në Graçanicë, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T, për shkak se në bashkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe e pandehura I.D.L edhe për shkak të veprës penale Falsifikimi i dokumentit nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.D.L dhe M.T e ka refuzuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji secilit veç e veç. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në njoftimin e gjykatës së Prishtinës.

Related Articles