Tahiri për Trustin – Qeverisë: Nënshkrimet i keni, po e injoroni

Tahiri për Trustin – Qeverisë: Nënshkrimet i keni, po e injoroni

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti, teksa ishte duke folur për çështjen e tërheqjeve të mjeteve nga Trusti Pensional.

Sipas tij, qeveria aktuale është qeveria më e dobët që Kosova e ka pasur ndonjëherë.

Ligjvënësi opozitar shprehet se ekzekutivi nuk mundet t’i numërojë as tri punët që i ka bërë.

“Tema e dytë që dua të ndërlidhem është me iniciativën e deputetit Haxhiu për Trustin. Nënshkrimet i keni në Kuvend, nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës. Kërkesa vazhdon me qenë legjitime. Nuk ka asnjë trajtim, totalisht injorim për temat që i japin kuptim jetës”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.

“Për tema nacionale po jemi bashkë, kjo nuk nënkupton që duhet me hesht para kësaj një qeverie më të dobët që Kosova e ka pasur në dikastere”, shprehet Tahiri.

Related Articles