Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë “Grupi i Gjelbërt” një grup i formuar disa javë më parë.
Abazi tha se ata që kanë qenë kundër “Grupit të Gjelbërt” e kanë kërcënuar këtë grup.
“Faleminderit që keni ardhë edhe pse po tentohet të sabotohet kjo konferencë për media duke caktuar takime të Komisioneve nga ora 10:00.”
“Ata që kanë qenë kundër formimit të “Grupit të Gjelbër” janë ata që e kanë kërcënuar këtë grup.Kryetarja e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi është ajo që i kërcënon anëtarët e Grupit të Gjelbërt dhe rrjedhimisht një nga anëtarët është larguar për shkak të këtyre kërcënimeve dhe shantazhimve që janë bërë në vazhdimësi” tha Abazi.