Mehaj takohet me komandatin e ri të KFOR-it

Mehaj takohet me komandatin e ri të KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian.

Mehaj bëri të ditur se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe më shumë në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, njofton Klankosova.tv.

“Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot prita në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia”.

“Me këtë rast, Gjeneralin Ristuccia e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim”.

“Gjithashtu e njoftova edhe për të arriturat e deritashme , proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet tona për të ardhmen”.

“Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respektive”.

Related Articles