Sermaxhaj pret përballje të vështirë ndaj Trepçës ’89

Sermaxhaj pret përballje të vështirë ndaj Trepçës ’89

Malisheva dhe Trepça ’89 do të përballen të shtunën nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy skuadrat pasi vijnë nga një barazim në ndeshjet e fundit.

Aktualisht Malisheva pozicionohet në vendin e shtatë me 12 pikë, kurse Trepça ’89 në vendin e nëntë me 11 pikë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Takimin e parë të këtij sezoni e ka fituar Malisheva në Mitrovicë me rezultatin 2-3.

Trajneri Sami Sermaxhaj në një bisedë për Gazetën Enigma thotë se në këtë sezon në Superligë nuk ka asnjë skuadër e cila mund nuk mund ta mposht kundërshtarin që e ka përballë.

Në këtë garë nuk ka asnjë ekip që nuk është gjendje me e mposht ekipën tjetër. Jemi dëshmitar edhe Ballkani pse ka mrri në një nivel shumë më të lartë po has në vështirësi me ekipe që janë në fund të tabelës. Ose Drita tani me Ferizajn në minutat shtesë përfundoi ndeshja”, thotë Sermaxhaj për Gazetën Enigma.

Sermaxhaj thotë se takimi ndaj mitrovicasve është shumë e rëndësishme për ta. Ai e vlerëson lartë skuadrën e homologut të tij Shpëtim Idrizi.

Përballja ndaj Trepçës ’89 është shumë e rëndësishme shumë e vështirë për neve, Trepça ’89 ka një ekip shumë të mirë, një ekip që dinë të sulmoj shumë fortë, ne jemi të vetëdijshëm për këtë edhe ne, dhe do të mundohemi do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet e mundshme që në Malishevë t’i marrim pikët maksimale”, vlerëson Sermaxhaj.

49-vjeçari është duke punuar që ta ndalë sulmuesin nigerian Christian Mba i cili i ka tetë gola në këtë sezon me Trepçën ’89.

Një prej pikave më të forta të Trepçës ’89 është qendërsulmuesi i tyre Mbaa, është njëri prej qendërsulmuesve më të mirë në Superligë. Mirëpo përveç masave që do të bëjmë që ai mos t’i shpalos pikat më të forta ne do të marrim masa edhe për lojtarët tjerë që t’ia minimizojnë shpërfaqjen e aftësive në mënyrë që ne t’i shfrytëzojmë pikat e dobëta që i ka Trepça ’89 dhe ta marrim rezultatin maksimal”, përfundon ai për Gazetën Enigma.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë Visar Kastrati si gjyqtar kryesor i asistuar nga Lumturije Muhadri dhe Granit Hyseni. Kurse në VAR do të jetë Mentor Ajeti.

LEXO EDHE: Sami Sermaxhaj tregon pse mori drejtimin e Malishevës dhe cili është synimi i tij këtë sezon

Related Articles