Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në javën e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
“Kuqebardhët” triumfuan 1:0 ndaj Dukagjinit me golin e futbollistit Arbnor Ramadani.
Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi ka komplimentuar Gjilanin për fitoren, ndërsa u ka dërguar një mesazh gjyqtarëe.
“Futbolli është i tillë. Komplimente Gjilanit për fitoren. Për mendimin tim loja do të duhej të ishte ndryshe. Lamë dy pikë sot. Patëm rast edhe në pjesën e parë dhe me atë që demonstruam në pjesën e dytë na takoi neve. Kemi pasur rast, dy shtylla dhe raste të tjera. I ka munguar ekipit Dallku. Iu bëjë thirrje gjyqtarëve që të mos japin karton “palidhje” siç thoni ju në Kosovë për trajnerët sepse edhe ne kemi presion”, tha Luzi për Art Sport.