Arsenali tjetër nivel vjen me fitore të thellë dhe rikthehet në krye të Premierligës

Arsenali tjetër nivel vjen me fitore të thellë dhe rikthehet në krye të Premierligës

Arsenali ka shënuar fitore të thellë në takimin e javës së 14-të në Premierligë kundër Nottingham Forestit.

“Topçinjtë” triumfuan 5:0 ndaj Nottingham Forestit në “Emirates Stadium” në Londër.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u aktivizua nga minuta e parë për t’u zëvendësuar në minutën e 78-të.

Arsenali rikthehet në pozitën e parë me 31 pikë. Nottingham Forest mbetet i fundit me nëntë pikë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles