Mësimdhënësve u kanë dalë pagat e muajit tetor në xhirollogari. Bashkë me to edhe shtesat prej 50 euro.
Këta e ka konfirmuar për Gazeten Enigmen kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
“Po nga informatat që kemi kanë dalë shtesat prej 50 euro. Jemi në rregull”, theksoi Jasharaj.
Po nuk e di çka të them, kjo nuk ka qenë kërkesë e jona. Mirëpo, fillimisht është thënë se do të jenë shtesat e shtatorit, pastaj edhe e tetorit. Kjo po del se ky 50-sh është për muajin tetor. Sidoqoftë, pagat janë të plota dhe shtesa jashtë pagës”, ka deklaruar Jasharaj për Enigmën.
Në mbledhjen e 30 shtatorit, Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, të prezantuar javë më parë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar pikat e kësaj pako, ku parashihej subvencionimi me 50 euro i të gjithë zyrtarëve publikë./ GazetaEnigma/