Janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy thika në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë për këto vepra gjatë tri ditëve të fundit janë arrestuar dhjetë persona.
Tutje në njoftimin e policisë thuhet se personat pas intervisitimit janë proceduar më tej për hetime shtesë.
Kurse hetimet janë bërë në lokacione të ndryshme.
“Gjatë tri ditëve të fundit nga zyrtarët policor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta ( thika). Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme. Personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit”, ka bërë të ditur policia.