Me shume se 140 vete kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ure mbi lumë, në perëndim të Indisë, raportuan mediat e huaja mengjesin e kësaj të hëne. Ngjarja e rende ndodhi në orët e vona të së dielës në Morbi, qytet në rajonin indian Gujarat.
Mediat në Indi raportuan se 141 njerëz kanë vdekur dhe 177 kanë shpëtuar, pas rrëzimit të urës, e cila është rinovuar kohet e fundit. Sipas raportimeve në media, numri i të plagosurve ka shkuar në 100.
Disa njerëz rezultojnë të zhdukur dhe per ta ka nisur operacioni I kerkimit. Në kohën e rrëzimit të urës e cila 232 metra e gjate, besohet se mbi 500 njerëz kanë qenë mbi të. Autoritetet indiane njoftuan se kanë nisur menjehere hetimet për këtë ngjarje. Zyra e kryeministrit indian, Narendra Modi, njoftoi ne rrjetin social Twitter se familjet e viktimave do të kompensohen.
Ky është momenti kur shembet ura. Pamjet e frikshme janë regjistruar nga një kamera sigurie. Në video, ura shihet duke u lëkundur pasi shtyhet me duar nga personat mbi të, që injorojnë rrezikun vdekjeprurës me të cilin përballen.