Tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Klinë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në Klinë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se tre të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një traktori. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles