Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas dorëheqjes së Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në këtë komunë, Vjollca Kabashi.
Totaj ka thënë se nga emërimi i saj e deri në dorëheqje, performanca e ish-drejtoreshës s’ka qenë e mirë.
“Që nga emërimi i saj e deri me dje, performance e tashme ish Drejtoreshës ka lënë shumë për të dëshiruar dhe ka pasur hendek të madh mes asaj çka është pritur nga zonja Vjollca dhe asaj si në fakt ajo ka performuar”, ka shkruar Totaj.
Ndryshe, në njoftimin për dorëheqje, Kabashi ka thënë se Totaj s’e ka pritur asnjëherë në zyre.
“Besova që kryetari Totaj pas emërimit do të jetë mbështetës dhe shtytës kryesor i mirëqeverisjes ndërsa ndodhi e kundërta si burokracia dhe nepotizmi. Sigurisht që, kur e kam marrë detyrën , kam qenë e vetëdijshëme për sfida e vështirësi të natyrës së punës por për këto 10muaj nuk gjeta bashkëpunim dhe gatishmëri për punët që na pritnin në këtë drejtori”.
“Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5muaj që vendimet ti nënshkruaj kryetari i komunës. Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim.”, kishte shkruar Kabashi.