Kjo është Njësia e Policisë që po qorton serbët me targa ilegale në veri

Kjo është Njësia e Policisë që po qorton serbët me targa ilegale në veri
Njësia për Reagim të Shpejtë e vendosur ndërmjet magjistrales Zubin Potok dhe Bërnjak, kanë dhënë masën e qortimit për shoferët që kanë vozitur vetura me targa ilegale.

Kështu ka thënë gazetari i Klan Kosovës Drin Demiri në një lidhje direkte.

“Njësiti për reagim të shpejtë i vendosur përgjatë magjistrales nga Zubin Potoku e deri në Bërnjak, po ashtu edhe policët e njësisë speciale janë duke e bërë qortimin e shoferëve me targa ilegale”.

“Përveç se janë duke e monitoruar pjesën ku ndodhet stacioni policor krejt afër pikës kufitare në Bërnjak, ata kanë bërë qortimin e disa shoferëve me targa ilegale KM dhe targa të tjera”.

Related Articles