Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se plani franko-gjerman është i mirë për të dyja shtetet.
Haliti në një intervistë për Kanal10, ka thënë se në këtë propozim nuk parashihet që Serbia ta njohë Kosovën, por që as nuk do ta pengojë të bëhet pjesë e institucioneve europiane.
“Aq sa kam informacion, sepse deputetëve nuk i është shpërnda propozimi. Por, mendoj që është propozim i mirë për Kosovën dhe Serbinë…Në të cilën Serbia nuk është e obliguar ta njohë Kosovën, por nuk do ta pengojë të bëhet anëtare e OKB-së”, tha ai.
“Nuk do ta pengojë të bëhet pjesë e institucioneve europiane”, ka thënë ai ndër të tjera.