Nuk ka më shumë se një javë kur bë lajm gjesti i tifozëve të Vëllaznimit të cilët fishkëllyen himnin e Kosovës.
Klubi gjakovar, i cili u promovua në elitën e basketbollit kosovar para dy viteve, e mundi Trepçën, njërin prej gjigantëve të basketbollit në vend, 75:72, në një ndeshje dramatike.
Por, triumfi i madh i Vëllaznimit u prish ende pa filluar përballja nga tifozët vendas në Gjakovë, të cilët e shpërfillën plotësisht himnin e vet shtetëror për himnin e një shteti tjetër.
Tifozët gjakovarë u dëgjuan duke e fishkëllyer himnin e Kosovës sapo nisi të këndohej në Palestrën “Adem Jashari”, si dhe duke e kënduar atë të Shqipërisë njëkohësisht, në mënyrë që ta bënin të padëshueshëm atë shtetëror.
E ky gjest i tifozëve gjakovarë, për çudi po mbështetet edhe nga moderator profesionalist në Shqipëri, sic është Edi Manushi i “Procesit Sportiv”.
“Ky është himni i Kosovës që ata fishkëllejnë dhe pastaj kanë kënduar himnin kombëtar. Kjo është tifozëria që ne do të donim. Fishkëllejnë pra himnin e Kosovës për të kënduar himnin e Shqipërisë” komenton Manushi pa fije turpi.