Basha: S’mund të çohet ujë në mulli të Serbisë për ta fituar pushtetin

Basha: S’mund të çohet ujë në mulli të Serbisë për ta fituar pushtetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se në raport me Serbinë, partitë opozitare pa dallim duhet të jenë të unifikuar.


Këto deklarata ai i bëri në “Info Nata” në tëvë1 teksa foli për paralajmërimet për një “front të përbashkët politik ndaj kryeministri, Albin Kurti”.

“Është paradoks nëse jemi në betejë hipotetikisht me Serbinë e dikush bën front kundër ne, është problematike, nuk ka kuptim ne në betejë me Serbinë, besoj se aty duhet me qenë bashkë sepse Kurti nuk e përfaqëson LVV në raport me Serbinë por shtetin”, tha ai.

Sipas tij, me këto deklarata opozita po “çon ujë në mulli të Serbisë”në mënyrë që ta fitojë pushtetin.

“Kur del dikush të thotë me i bë front Kurtit ajo është me këqyr me marr pushtetin dhe mendoj këta kanë provuar me Grenellin kur iu çojke msazhe edhe 4,5,3 2 ,dy ditë… Dhe çka ndodhi, a janë qytetarët të kësaj Republike që janë më proamerikanët në botë dhe të njëjtit sa thoshin jeni anti-amerikan, na votuan 51 për qind. Është paradoks që një popull më proamerikani e voton me shumicë dmth ka pasë zgjedhje revolucionare ku i mori 51 për qind një subjekt politik anti-amerikan. Nuk fitohet pushteti t’u çu ujë në mulli të Serbisë, për politika të brendshme flasim, në raport me Serbinë s’mund t’i bësh front Kurtit”, tha ai.

Related Articles