Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se të bësh një ndarje të tillë në mes të Kosovës dhe aleatit më të rëndësishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që është shqetësuese, por edhe e dëmshme për vendin.
Sipas saj, kjo papjekuri politike, edhe historinë po e kthen në konsum populist ditor shkurtpamës, pa çarë kokën për pasojat afatgjate të këtij amatorizmi të skajshëm.
“Shtëpia pa miq nuk mbahet, politika në përgjithësi – e diplomacia në veçanti, me ‘sovranistë’ të padijshëm nuk zhvillohet”.