Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, ka deklaruar se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletëve qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.
Një deklaratë të tillë po e quan grusht-shtet, Ganimete Musliu nga PDK-ja.
Sipas deputetes opozitare, i njëjti komandant i Policisë duhet të shkarkohet menjëherë.
“Kur Komandanti i Polise nuk i zbaton urdherat kemi të bejmë me grushtshtet. Ky Komandant duhet të shkarkohet menjeherë”, shkroi ajo në Facebook.